Këlliçi: Përjashtimi i Berishës nga parlamenti, veprim i paprecedentë dhe politikisht i motivuar

Këlliçi: Përjashtimi i Berishës nga parlamenti, veprim i paprecedentë dhe politikisht i motivuar

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Komisionit të Etikës në Kuvend për përjashtimin e kryetarit të PD-se, Sali Berisha nga punimet parlamentare për 10 ditë. Në një intervistë për ‘Ora News’, Këlliçi e cilësoi këtë vendim si ‘të turpshëm, të paprecedentë dhe politikisht të motivuar’. ‘Një mbledhje e turpshme e Komisionit të Etikës vendosi përjashtimin e kreut të opozitës për një deklaratë të dhënë jashtë ambienteve të Parlamentit. Në 34 vite pluralizëm nuk ka ndodhur që të merret një masë disiplinore për një deklaratë jashtë sallës apo komisioneve parlamentare,’ tha Këlliçi. Deputeti demokrat theksoi se deklarata e Berishës, e cila u bë shkak për vendimin, ishte ‘krejt korrekte dhe pa asnjë fyerje’, duke shtuar se ajo ishte bazuar ‘në...