Tërmet në Balikesir, Turqi — mbi 15 mijë lëkundje në vetëm tre muaj (VIDEO)

Tërmet në Balikesir, Turqi — mbi 15 mijë lëkundje në vetëm tre muaj (VIDEO)

Një tjetër tërmet është regjistruar sot në qytetin e Balikesirit, në Turqinë veriperëndimore, duke shtuar shqetësimin tek banorët e zonës që prej muajsh po përballen me aktivitet të lartë sizmik. Sipas të dhënave të Agjencisë Turke të Menaxhimit të Fatkeqësive (AFAD), lëkundja e fundit është ndier qartë në qytet dhe zonat përreth, ndërsa fatmirësisht nuk raportohen dëme materiale apo viktima. Vetëm gjatë tre muajve të fundit, në Balikesir dhe rajonet përreth janë regjistruar rreth 15 mijë tërmete dhe pasgoditje, që variojnë nga magnituda të ulëta deri në lëkundje më të forta që kanë shkaktuar panik tek banorët. Ekspertët turq thonë se rajoni i Balikesirit ndodhet në një zonë aktive sizmike, pjesë e rripit të njohur të Anadollit Verior, ku pllakat tektonike takohen dhe krijojnë tensione...