Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Trump synon të fusë Sirinë në Marrëveshjet e Abrahamit, po al Shaara?
Presidenti sirian Ahmed al-Sharaa do të zhvillojë bisedime me presidentin amerikan në Shtëpinë e Bardhë sot, 10 nëntor, pak më shumë se 1 vit pas rrëzimit të regjimit të gjatë të familjes Assad. Kjo është vizita e parë e një presidenti sirian në SHBA që nga pavarësia e vendit në 1946. Sharaa u largua nga lista e zezë e terrorizmit e SHBA-ve dhe Washingtoni hoqi sanksionet kundër tij, duke hapur rrugën për të kërkuar mbështetje për rindërtimin e Sirisë. Ai mund të nënshkruajë gjithashtu një marrëveshje për t’iu bashkuar koalicionit ndërkombëtar kundër ISIS-it, për të forcuar sigurinë në një vend të mbushur me armë dhe tensione. Në intervistë për FRANCE 24, ekspertja për Lindjen e Mesme, Roula Merhej, tha se qëllimi kryesor i Sharaa është heqja e...