Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Deputetët e PD janë shkëputur nga baza”, Gjin Gjoni: Sa marrin mandatin, përqendrohen te…
Gjin Gjoni, deputet i Partisë Demokratike, në një lidhje direkte me studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, kritikoi kolegët e tij sepse, sipas tij, me marrjen e mandatit të deputetit shkëputen nga baza dhe përqendrohen vetëm në Kuvend. “Mënyra se si u zhvilluan zgjedhjet, sidomos në rastin e diasporës, ka dhënë një efekt negativ që ne duhet ta riparojmë shumë shpejt dhe kontaktet me njerëzit për mua janë shumë të rëndësishme dhe sot në grupin parlamentar të Partisë Demokratike një nga elementet është shkëputja e Partisë Demokratike nga baza dhe struktura. Sepse me marrjen e mandatit të deputetit, ne shohim që ata përqendrohen te Parlamenti. Duhet të ketë një ndërthurje midis elementeve në bazë, Parlamentit dhe mënyrës se si ndërtohen politikat....