Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Boçi: PD nuk bën bojkot të Kuvendit dhe komisioneve. Berisha s’ka lidhje me 21 Janarin
Nënkryetar i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka sqaruar se nuk do të ketë bojkot të parlamentit apo komisioneve nga PD, por se ajo do të vijojë aksionin e saj politik jashtë këtyre institucioneve përmes protestave dhe “platformës së rezistencës”. Gjatë një interviste në “Tema e Ditës” në RTSH me gazetarin Arbër Hitaj, Boçi theksoi se PD do të zhvillojë një aksion politik jashtë tij për të rikthyer komunikimin me qytetarët. “Në kushtet kur opozita është sulmuar në rolin e saj në parlament, duhet një zgjidhje komunikimi. Fjala e saj është ndërprerë tashmë, dhe në këto kushte PD-së i duhet ajo “dritare komunikuese” me qytetarin, si dhe i duhet një aksion i fortë politik jashtë parlamentit. Nuk ka bojkot; ka marrëdhënie të kushtëzuara në momente të...