Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Hoqi dorë nga gara në Kllokot, Serbia e emëron kandidatin kryetar të një komune paralele në Kosovë
Qeveria e Serbisë ka emëruar të hënën Sreqko Spasiqin kryetar të komunës paralele serbe të Vitisë në Kosovë, pak ditë pasi ai kishte hequr dora nga gara për kryetar të Kllokotit në balotazhin e 9 nëntorit në Kosovë për ta mbështetur kandidatin e Listës Serbe. Spasiq u emërua në krye të Organit të Përkohshëm Komunal të Komunës së Vitisë, pavarësisht se kjo strukturë paralele ishte mbyllur nga autoritetet e Kosovës në fillim të këtij viti. Kosova i sheh si të jashtëligjshme të gjitha organet e përkohshme komunale dhe institucionet e Serbisë në tokën e saj. Beogradi nuk pranon t’i mbyllë këto institucione dhe shumicën prej tyre i ka zhvendosur brenda territorit të Serbisë. Vendimi i Qeverisë së Serbisë për emërimin e Spasiqit u publikua të...