Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Qiratë rrisin inflacionin, arrin në 2.3% në tetor/ Ndikuan edhe çmimet e ushqimeve
Inflacioni është rritur lehtë në tetor, por vijon të mbetet në nivele të kontrolluara. INSTAT raporton se norma mujore arriti 2.3%, nga 1.9% që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Edhe krahasuar me muajin shtator, çmimet janë rritur vetëm me 0.1%, duke treguar një tendencë të qëndrueshme, pa goditje të forta në treg. Sipas të dhënave të institutit janë disa faktorë që kanë ndikuar në rritjen e përgjithshme të çmimeve gjatë këtij viti. Grupi i qirave, ujit dhe energjisë ka dhënë ndikimin më të madh me 0.87% në inflacionin e tetorit. Këto janë kategori të domosdoshme të cilat familjet shqiptare nuk mund t’i shmangin, ndaj ndikimi i tyre në koston e jetesës është i drejtpërdrejtë. Ushqimet dhe pijet joalkoolike përbëjnë kontribuuesin...