“SPAK është rezultati emblematik i reformës së drejtësisë”, Ambasadorja e Francës në Shqipëri: Shqipëria në rrugë të mbarë, Progres Raporti shumë pozitiv

“SPAK është rezultati emblematik i reformës së drejtësisë”, Ambasadorja e Francës në Shqipëri: Shqipëria në rrugë të mbarë, Progres Raporti shumë pozitiv

Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Catherine Suard, gjatë një vizite në Korçë, ka dhënë një deklaratë për media mbi disa çështje si ligji për barazinë gjinore, raporti i KE dhe SPAK. E pyetur për ligjin e barazisë gjinore që ka ngritur debate kohëve të fundit, ambasadorja shprehet se të gjitha tekstet e BE mbrojnë të drejtat njerëzore dhe mungesën nga diskriminimi. “Ajo që mund të them është që të drejtat e njeriut, mosdiskriminimi kundrejt ccdo lloj njeriu dhe popullsie dhe barazia e gjinive janë vlerat thelbësore të bashkimit europian. Nuk ka një direktivë të BE, të gjitha tekstet e BE mbrojnë të drejtat njerëzore dhe mungesën nga diskriminimi, është zemra e të drejtës në BE dhe është zemra e diplomacisë franceze gjithashtu”, tha Catherine Suard....