Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“PD do të marrë pjesë në komisione”, Këlliçi paralajmëron: Nuk do lejojmë cenim të të drejtave
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi është shprehur mbrëmjen se mandatet e marra nga opozita më 11 maj do të përdoren për të folur për problematikat e qytëtarëve dhe në interest të tyre. I ftuar në një emision televiziv, ai tha se opozita nuk do t’i bojkotojë mbledhjet e komisioneve parlamentare ku do të diskutohet projektbuxheti për vitin 2026. “Zgjedhje nuk ka patur. Ato mandate që janë marrë nga opozita do t’i përdorim në interes të qytetarëve dhe për të folur për problematikat e tyre dhe pse po na ngushtohet hapësira. Këto tre javë që vijnë diskutohet projektbuxheti dhe janë shumë të rëndësishme. Ne duke i paraprirë lojës që kërkon të bëjë PS për të na lënë jashtë Kuvendit kemi vendosur të marrim pjesë në...