Ambasadorja franceze: “Nuk ka direktivë të BE për ligjin e barazisë gjinore

Ambasadorja franceze: “Nuk ka direktivë të BE për ligjin e barazisë gjinore

Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Catherine Suard, gjatë një vizite në Korçë, ka dhënë një deklaratë për media mbi disa çështje si ligji për barazinë gjinore, i cili ka nxitur debate kohët e fundit. E pyetur për ligjin e barazisë gjinore, ambasadorja theksoi se nuk ka një direktivë të BE për këtë ligj, por shtoi se të gjitha tekstet e BE mbrojnë të drejtat njerëzore dhe mungesën nga diskriminimi. “Ajo që mund të them është që të drejtat e njeriut, mosdiskriminimi kundrejt çdo lloj njeriu dhe popullsie dhe barazia e gjinive janë vlerat thelbësore të bashkimit europian. Nuk ka një direktivë të BE, të gjitha tekstet e BE mbrojnë të drejtat njerëzore dhe mungesën nga diskriminimi, është zemra e të drejtës në BE dhe është...