Kandidati i opozitës pas humbjes në Mat: Nuk u përkula, luftova për dinjitet, jo për karrige

Kandidati i opozitës pas humbjes në Mat: Nuk u përkula, luftova për dinjitet, jo për karrige

Pas humbjes së garës elektorale në Bashkinë e Matit, kandidati i opozitës Eduart Brahilika u është drejtuar qytetarëve matjanë me një mesazh në rrjetet sociale. Në mesazhin e tij ai shprehet se beteja e tij politike nuk kishte të bënte me poste, por me dinjitetin dhe vlerat njerëzore. “Jam këtu sot për t’ju parë në sy me krenarinë e një njeriu që nuk u shit, që nuk u përkul, që nuk u tremb, por guxoi përballë një sfide të pabarabartë. Do të jem me ju, në çdo rrugë, në çdo lagje, në çdo derë ku njerëzit kërkojnë drejtësi. Do të jem aty ku varfëria ka ul kokën, ku padrejtësia në këtë vend është ulur këmbëkryq, ku shpresa ka nevojë për zë”, u shpreh Brahilika. Ai falënderoi...