Fletëthirrja e SPAK për 21 Janarin, Ngjela: Berisha do të shoqërohet me forcë nëse nuk paraqitet

Fletëthirrja e SPAK për 21 Janarin, Ngjela: Berisha do të shoqërohet me forcë nëse nuk paraqitet

Gati 15 vite pas krimit shtetëror të 21 janarit, ish-kryeministri Sali Berisha do të përballet për herë të parë me SPAK. Burime për Report Tv bëjnë me dije se SPAK e ka thirrur Berishën që të paraqitet ditën e premte në orën 10:00 para prokurorit të çështjes, Alfred Shehu. Ish-kryeministri pritet të merret në pyetje si person që ka dijeni për vrasjet e 4 protestuesve në bulevard me plumbat që u derdhën nga Kryeministria.  I ftuar në emisionin “Studio Live” me gazetarin Ermal Qori në Report Tv, avokati Spartak Ngjela tha një zhvillim i tillë vjen pas presionit ndërkombëtar.  “Koha duhet të kishte ecur përpara, por kjo është pas ndërhyrjes ndërkombëtare, të institucioneve të larta dhe gjyqësore, por edhe politike. Nuk është gjë e lehtë të vriten 4 persona, në një tubim paqësor. Berisha ka qenë kryeministër, është i detyruar të shkojë....