Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Zyrtari i selisë blu: PD të pastrohet nga demokratët që marrin tendera tek Rama
Lisandër Hoxha, anëtar i Këshillit të Partisë Demokratike, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, theksoi se askush në PD nuk duhet të financohet nga Sorosi ose të përfitojë tendera publikë. “Partia Demokratike vuan sot për disa shtylla ekzistencialiste. Në PD ka një shtresëzim elementësh të ndryshëm politikë. Ka demokratë si unë dhe Dorian Teliti, ka ish-funksionarë të lartë që kanë edhe ngarkesa negative në opinionin publik, edhe pozitive sepse ka njerëz që u vlerësohet puna… dhe gjithë kjo gamë karakteresh të ndryshme brenda PD-së nuk ka gjetur linjën e vet në opozitë se si të manifestojë më të mirën e vet dhe të qarkullojë elitat”, tha Hoxha. “Duhet të qarkulloheshin elitat që sot mos të ishe këtu. Nuk...