Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
BIRN: Opozita në bojkot, komisionet miratojnë projektbuxhetin
Deputetët e Partisë Demokratike me porosi të kryetarit të grupit, Gazment Bardhi nuk morën pjesë në komisione si një shenjë proteste për mungesën e hapësirës së debatit në seancat plenare. Projektbuxheti është një prej ngjarjeve më të rëndësishme parlamentare ku komisionet shqyrtojnë dhe vendosin për buxhetin e vitit të ardhshëm për të gjithë institucionet publike. Komisioni i Ligjeve dhe Administratës Publike miratoi draftin e qeverisë, por kryetari i tij Ulsi Manja kërkoi disa sqarime nga ministri i Financave, Petrit Malaj për fondet e kompensimit të ish-pronarëve, fondin e dëshmpërblimit për ish të përndjekurit politikë dhe për mbështetjen me paga për stafin e këshilltarëve ligjore të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit tej afatit kushtetues të funksionimit të këtij organi. Ministri Malaj pranoi se fondi për kompensimin...