BIRN: Raporti “sekret” i rrëzuar nga KED po përdoret për të sulmuar gjyqtarin Asim Vokshi

BIRN: Raporti “sekret” i rrëzuar nga KED po përdoret për të sulmuar gjyqtarin Asim Vokshi

Zgjedhja e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Asim Vokshi, si anëtari më i ri i Gjykatës Kushtetuese, po shoqërohet me një betejë të ashpër akuzash publike në media. Në qendër të këtij debati është një raportim i televizionit kombëtar Top Channel, i datës 9 nëntor 2025, i cili pretendon se kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, KED, Sokol Sadushi, i ka “fshehur” Gjykatës së Lartë një informacion komprometues, sipas të cilit gjyqtari Vokshi ka qenë “informator ose agjent i shërbimeve të inteligjencës”. Sipas Top Channel, ky informacion, i ardhur nga AKSIK, përbënte një kriter ndalues për përzgjedhjen e Vokshit si anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Televizioni pretendon në raportimin e tij se KED, i drejtuar nga kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, nuk e...