Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Buxheti 2026 diskutohet në Kuvend/ Banka e Shqipërisë: Rishikoni skemën e pensioneve dhe “paqen fiskale” përdoreni rrallë
Maratona e diskutimeve për projektbuxhetin 2026 ka nisur këtë të hënë në Komisionin e Ekonomisë me një bojkot të komisioneve nga ana e opozitës. Ministri i Financave, Petrit Malaj, prezantoi buxhetin e vitit të ardhshëm duke e vënë theksin te mirëqenia dhe mbrojtja sociale me focus kryesor pensionet. Ndërsa bëri të ditur se paketa fiskale do të miratohet këtë javë në qeveri me 8 projektligjet më të rëndësishme. “Më e rëndësishme natyrisht mbetet skema e fermerëve, përmes të cilët do të kompensohen të gjithë fermerët me normën 10%, duke ju lënë në duar fermerëve minimalisht rreth 1.5 miliardë lekë në vit ose 15 milionë euro. Do të kemi zbatimin e paqes fiskale, si një reformë që synon të ndërtojë një marrëdhënie të re besimi midis...