Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
VIDEO/ Vokshi: Ne do bëjmë aksionin tonë brenda dhe jashtë parlamentit. Rama sot i dha një mesazh SPAK
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, e ftuar në edicionin ‘Ora 19’ në SYRI TV, ka folur për aksionin opozitar dhe ‘Platformën e Rezistencës’ që po përgatit PD. Gjatë bisedës me moderatoren Armela Ferko, Vokshi deklaroi se opozita do të zhvillojë aksionin e saj politik si brenda ashtu edhe jashtë parlamentit. ‘Aksioni nuk do jetë vetëm në një shtyllë të tij. Do jetë në parlament dhe sigurisht si përfaqësues të më shumë se 500.000 qytetarëve, ne na bie përgjegjësia që të jemi në vijën e parë. Ne do bëjmë aksionin tonë, do ta bëjmë brenda komisioneve, brenda seancës, jashtë komisioneve, jashtë seancës plenare, pra edhe jashtë parlamentit edhe brenda parlamentit. Por duke mos lënë pas dore takimet me strukturat dhe me qytetarët,’ u shpreh Vokshi....