Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Do shkonin për Angli, 5 shqiptarë u zbuluan në pjesën e pasme të një kamioni
Gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër trafikimit të emigrantëve, më 5 nëntor 2025 u arrestuan tre persona: një në Zeebruges të Belgjikës dhe dy në Mbretërinë e Bashkuar. Të arrestuarit janë tre burra të moshës 33, 43 dhe 55 vjeç, të dyshuar se janë pjesë e një organizate kriminale që merrej me kalimin e paligjshëm të personave nga Shqipëria drejt Mbretërisë së Bashkuar. Kjo organizatë dyshohet se vepron nga territori britanik. Arrestimet u kryen falë një bashkëpunimi të koordinuar mes Njësisë Rajonale për Luftën kundër Krimit të Organizuar në Jugperëndim të Anglisë dhe Policisë Federale Gjyqësore të Flandrës Perëndimore. Gjatë aksionit, pesë emigrantë shqiptarë u gjetën në hapësirën e ngarkesës së një kamioni. Viktimat janë burra të rinj, të moshës nga 25 deri në 39 vjeç....