Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Rritet numri i vizitorëve në Kosovë/ Kryeson Shqipëria dhe Gjermania
Sipas të dhënave zyrtare të publikuara për sektorin e turizmit, gjatë muajit shtator 2025 është shënuar rritje e numrit të vizitorëve në hotelet e Kosovës krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Në total, gjatë këtij muaji janë regjistruar 64 727 vizitorë. Kosova ka vazhduar të tërheqë gjithnjë e më shumë vizitorë edhe pas sezonit të verës. Muaji shtator 2025 ka sjellë një rritje të ndjeshme të lëvizjes turistike në vend, duke shënuar më shumë qëndrime në hotele dhe interes të shtuar si nga vizitorët vendorë, ashtu edhe nga ata të huaj. Gjatë këtij muaji janë regjistruar gjithsej 64 727 vizitorë në hotelet e Kosovës, që paraqet një rritje prej 3,7% krahasuar me shtatorin e vitit 2024, kur ishin evidentuar 62 393 vizitorë. Nga...