Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“PS triumfon në 5 bashki”, Çupi paralajmëron fundin e PD-së: Opozita e mbytur, pa asnjë shpresë
Partia Socialiste ka siguruar një fitore të thellë në të gjitha bashkitë e vendit, duke mbyllur garën me rezultatin 5 me 0 ndaj kandidatëve të opozitës dhe atyre të pavarur. Rezultati, që konsiderohet një dominim i plotë i mazhorancës, ka nxitur reagime dhe analiza mbi gjendjen e opozitës në vend. Analisti politik Frrok Çupi, në një intervistë televizive, u shpreh se Partia Demokratike po shkon drejt shuarjes dhe se nuk pritet ringjallje e saj, pavarësisht nga ndryshimet e mundshme në krye. Sipas tij, opozita po përballet me mungesë zëri, ideje dhe lidhjeje me qytetarët, ndërsa zgjedhjet e fundit tregojnë një rënie të interesit publik dhe një garë gjithnjë e më të zbehtë politike. “PD pak e nga pak po shuhet po shkon në fund dhe...