Lufta “e çmendur” e Llagamit për në Kushtetuese

Lufta “e çmendur” e Llagamit për në Kushtetuese

Një profil që u ngrit nga OJF e Ajola Xoxës dhe Erjon Velisë. Një profil i panjohur që kryesoi po në mënyrë të panjohur Këshillin e Lartë Gjyqësor për vite, edhe tej mandatit, që sot pretendon me çdo lloj forme një vend në Gjykatën Kushtetuese. Në datën 11 nëntor zhvillohet seanca e radhës mbi ankimimin e Naureda Llagamit kundër zgjedhjes së gjyqtarit Asim Vokshi si anëtari më i ri i Kushtetueses. E bërë publike tashmë, edhe nëpërmjet artikujve të mëparshëm të “Ora News”, ka qenë ëndrra e saj për të zënë një vend në këtë Gjykatë. Ashtu sikurse dhe aferat e saj me ish-kryetaren e Komisionit të Ligjeve, znj Klotilda Bushka, për të kapur medoemos një vend në Kushtetuese. Pas një sage të gjate ligjore,...