Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Skandali i basteve në Turqi nuk ka fund/ Mbi 1000 lojtarë të përfshirë (LISTA)
Rrëmujat në futbollin turk po thellohen. Një gjykatë në Stamboll ka urdhëruar paraburgimin parandalues të Murat Özkaya-s, presidentit të Eyüpspor, si edhe të shtatë gjyqtarëve, të akuzuar për ndikim në rezultatet e ndeshjeve. Por hetimet nuk ndalen këtu: Federata Turke e Futbollit ka referuar plot 1.204 futbollistë në komitetin disiplinor për përfshirje në baste sportive. Federata e ka cilësuar këtë veprim si një masë “parandaluese” për të pastruar futbollin profesionist. Nga mbi 1 mijë lojtarë të përfshirë në hetime, 27 prej tyre luajnë në Superligë, mes tyre dy futbollistë të Galatasaray, dy të Besiktas dhe një i Trabzonspor. Ndërkohë, 77 të tjerë aktivizohen në Ligën e Dytë. Lojtarët e përfshirë sipas klubeve Besiktas: Ersin Destanoğlu, Necip Uysal Alanyaspor: İzzet Çelik, Enes Keskin, Yusuf Özdemir, Bedirhan Özyurt Rizespor: Efe...