Vlonjatët të zhgënjyer nga qeveria dhe opozita/ Pjesëmarrja e ulët në votim, qytetarët tregojnë arsyet

Vlonjatët të zhgënjyer nga qeveria dhe opozita/ Pjesëmarrja e ulët në votim, qytetarët tregojnë arsyet

Pse vlonjatet po dalin gjithnjë e më pak në votime? Përgjigjet i japin vetë qytetarët një ditë pas zgjedhjeve në këtë bashki ku u shënua edhe pjesëmarrja më e ulët historike vetëm 12,54%. “Rezultati dihej edhe pa u bërë zgjedhjet. Jemi kthyer në një shtet me një parti. Nuk ka më opozitë në Shqipëri,” – shprehet një banor i moshuar, i cili tregon se në votime kanë shkuar kryesisht punonjës të administratës, madje, sipas tij, disa janë pyetur edhe për listat familjare. Të tjerët nënvizojnë mungesën e rinisë në qendrat e votimit, si dhe pakënaqësinë e shtuar nga mungesa e investimeve në infrastrukturën e lagjeve të qytetit. Në zgjedhjet e 9 nëntorit morën pjesë vetëm 21 mijë e 133 qytetarë nga 171 mijë e 895 me...