Truri pas fitores së Mamdanit! Si Zara Rahim ndërtoi fushatën që përmbysi çdo rregull të politikës amerikane

Truri pas fitores së Mamdanit! Si Zara Rahim ndërtoi fushatën që përmbysi çdo rregull të politikës amerikane

Kur Zohran Mamdani tronditi politikën e New York-ut duke mposhtur ish-guvernatorin Andrew Cuomo në primaret demokratike dhe më pas duke fituar zgjedhjet për kryebashkiak, vëmendja publike u përqendrua kryesisht tek prezenca e tij në rrjetet sociale dhe fakti që ishte si “magnet” për votuesit e rinj.  Por pas fitores historike të 34-vjeçarit që do të betohet në janar si kryebashkiak qëndronte një mendje strategjike: Zara Rahim, eksperte komunikimi që prej më shumë se një dekade vepron në ndërthurjen mes politikës, kulturës dhe strategjisë digjitale.  Strategia që ndryshoi fushatën  Rahim, e cila prej muajit shkurt ka shërbyer si këshilltare e lartë e Mamdanit dha udhëzime që u kthyen në “boshtin” e gjithë fushatës. Siç raporton New York Times, ajo i kërkoi Mamdanit të “harrojë New York-un që shpikin strategët politikë” dhe të ndërtojë “një fushatë për qytetin e vërtetë“.  Ky mesazh u bë themeli i një lëvizjeje masive nga...