“Ne nuk do sulmojmë prokurorë apo gjykatës”, Spiropali përgjigjet për hetimet e SPAK: Nuk ka të paprekshëm në Shqipëri

“Ne nuk do sulmojmë prokurorë apo gjykatës”, Spiropali përgjigjet për hetimet e SPAK: Nuk ka të paprekshëm në Shqipëri

Ministrja Elisa Spiropali, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin për Europën dhe Punët e Jashtme, deklaroi se mazhoranca nuk do të komentojë çështje konkrete në hetim dhe nuk do të sulmojë organet e drejtësisë.  “Për asnjë rast, nuk do na gjeni neve, dhe për asnjë arsye të sulmojmë prokurorë apo gjykatës, të komentojmë mbi çështje të posaçme, apo mbi çështje të drejtësisë.  Kjo është një gjë që na ka ndarë që kur kemi ndërmarrë reformën në drejtësi, qe kur kemi vendosur që pushteti politik duhet t’i heqë kthetrat nga pushteti i drejtësisë dhe kur kemi marrë vendimin historik si shumicë për ta luftuar pandëshkueshmërinë kudo ku ajo shfaqet, në të gjitha nivelet.  Dhe sot mund të themi me plot gojën që në Shqipëri nuk ka të paprekshëm. Dhe ky është ndryshimi i madh...