Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Berisha thirret në SPAK për 21 janarin, avokati Gjokutaj: E rremë, sqaroj që nuk ka asnjë njoftim
Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj, ka reaguar menjëherë pas lajmit se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka dërguar kërkesë kryetarit të demokratëve që ditën e premte, në orën 10:00, të paraqitet pranë ambienteve të Strukturës së Posaçme. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Gjokutaj pretendon se në adresë të Berishës nuk është depozituar asnjë njoftim, ndryshe nga sa pretendohet. “Ky njoftim i rremë dhe i pakomunikuar bëhet nga institucione dhe prokurorë që paguhen për zbulimin e së vërtetes dhe jo për të shpifur! Dalja në media e një njoftimi të pakomunikuar tregon dhe provon edhe një here agendën politike në shërbim të Qeverise nga ana e SPAK”, shkruan Gjokutaj ndër të tjera.