Ambasadori Hill dëshmon në Hagë, diplomati amerikan pyetet për raportet me UÇK dhe liderët e saj 

Ambasadori Hill dëshmon në Hagë, diplomati amerikan pyetet për raportet me UÇK dhe liderët e saj 

Diplomati amerikan Christopher Hill dëshmoi këtë të hënë në dhomat speciale të Hagës në mbrojtje të ish presidentit Hashim Thaci, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Hill, ish i dërguar i posaçëm i SHBA-së gjatë luftës tregoi në detaje ngjarjet që nga marrja e detyrës, kontaktet me ushtrinë clirimtare dhe përfaqësuesit e kosovës në atë kohë. I pyetur nga mbrojtja e Thaçit nëse Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte strukturë vertikale me organizim hierarkik, Hill tha se jo. “Teksa punoja me stafin tim dhe të tjerë, duhej të gjenim një zyrtar apo grup zyrtarësh të UÇK-së me të cilët mund të flisnim. Kam punuar për një kohë në këtë drejtim pa pasur sukses dhe arritëm në përfundim se nuk kishte një udhëheqje të tillë”, tha...