Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Sarkozi reagon për herë të parë pasi doli nga burgu, ish-presidenti: Fundi i historisë mbetet për t’u shkruar
Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy ka falënderuar publikisht të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë periudhës së vështirë në burg me anë të një mesazhi në rrjetet e tij sociale. “Ndërsa rikthej lirinë dhe familjen time, dua t’u them të gjithëve që më kanë shkruar dhe më kanë mbrojtur, se jam thellësisht mirënjohës. E vërteta do të triumfojë. Ky është një fakt që na e mëson jeta”, shkroi ai në X. Ai shtoi se tani fokusi i tij tani është përgatitja e apelimit. “Ligji u zbatua. Tani do të përgatitem për apel. E gjithë energjia ime është e përqendruar në provimin e pafajësisë sime. Mbetet vetëm të shkruhet fundi i kësaj historie”, tha Sarkozy. Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy u lirua nga burgu pasi një gjykatë...