Fletëthirrja e SPAK për 21 Janarin, Ngjela zbulon detajet: Ja çfarë pritet të ndodhë nese Berisha refuzon

Fletëthirrja e SPAK për 21 Janarin, Ngjela zbulon detajet: Ja çfarë pritet të ndodhë nese Berisha refuzon

Gati 15 vite pas krimit shtetëror të 21 janarit, ish-kryeministri Sali Berisha do të përballet për herë të parë me SPAK. Burime për Report Tv bëjnë me dije se SPAK e ka thirrur Berishën që të paraqitet ditën e premte në orën 10:00 para prokurorit të çështjes, Alfred Shehu. Ish-kryeministri pritet të merret në pyetje si person që ka dijeni për vrasjet e 4 protestuesve në bulevard me plumbat që u derdhën nga Kryeministria. I ftuar në një emision televiziv, avokati Spartak Ngjela tha një zhvillim i tillë vjen pas presionit ndërkombëtar. “Koha duhet të kishte ecur përpara, por kjo është pas ndërhyrjes ndërkombëtare, të institucioneve të larta dhe gjyqësore, por edhe politike. Nuk është gjë e lehtë të vriten 4 persona, në një tubim...