Dikur të varfër, sot i fal botën! Historia rrënqethëse e Myrto Uzunit, e bën motrën nuse pas 13 vite

Dikur të varfër, sot i fal botën! Historia rrënqethëse e Myrto Uzunit, e bën motrën nuse pas 13 vite

Nga Klaudio Ndreca Dikur në rrugët e Beratit, një djalë vraponte çdo mëngjes me hundën e skuqur dhe buzët e ngrira, duke mbartur me vete një endërr të madhe që i çonte zemrën peshë dhe i jepte energji këmbëve që të mos ndalonin. Në shtëpi, vaktet nuk ishin gjithmonë të plota, por Myrto kishte parë mjaft vuajtje në kohën e fëmijërisë, nuk dëshironte të jetonte përgjithmonë kështu: “Kjo nuk është jeta ime, nuk do ta mbyll kështu”, tha me vete djaloshi shqiptar që ishte gati të rrezikonte: “Të gjitha ose asgjë”. Si një lojë pokeri ku pa i parë dhe i hapur ende letrat, shkohet menjëherë në “All In”. Vetëm se këtë herë nuk kishte asgjë për të humbur, më keq nuk mund të shkonte,...