Falë “Rregullit të Beckham”, Messi mund të transferohet te Galatasaray

Falë “Rregullit të Beckham”, Messi mund të transferohet te Galatasaray

10 Nëntor 2025 18:13 Telesport Lionel Messi mund të bëhet sërish protagonist në merkato. Ditët e fundit janë shtuar gjithmonë e më shumë zërat për një transferim të mundshëm të Leo Messi-t te Galatasaray. Deklarata e fundit e presidentit të klubit, Dursun Ozbek, ka rritur akoma edhe më shumë entuziasmin te tifozët e Galatasaray për ardhjen e Messi-t. “Messi? Galatasaray ka arritur në një pikë ku edhe pyetje të tilla janë të mundshme dhe kemi treguar që dimë të bëjmë transferime të mëdha”, tha Ozbek. Me këtë deklaratë, presidenti i Galatasaray-it e bëri të qartë se klubi është në një pozicion të fortë financiar dhe mund të ëndërrojë për një nënshkrim të këtij niveli siç është ai i Leo Messi-t. Çelësi i kësaj lëvizjeje të...