Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
“Do ju prish magjinë dhe do ju shëroj nga kanceri”, prifti trafikant mashtronte qytetarët
Detaje të reja janë zbardhur nga aktiviteti i priftit trafikant në Greqi. Edhe pse 46-vjeçari ishte shkarkuar nga Kisha e Greqisë, ai vazhdonte ta paraqiste veten herë si prift dhe herë si “Kryepeshkopi i Kalendaristëve të Vjetër”. Duke folur për MEGA-n, një banor i zonës ku shërbente “prifti”, tha se 46-vjeçari mashtronte qytetarët, duke iu thënë që do u prishte magjinë dhe do i shëronte nga kanceri. “Që në fillim, na “beu në sy”, si e morën një hapësirë dhe e shndërruan në kishë? Ata shisnin gjëra që zakonisht shesin manastiret. Pashë që prifti ishte model, pastaj u bë kuzhinier. Ata gatuanin këtu, priftërinjtë blinin patate nga tregu lokal, ai kishte disa njerëz që shpërndanin kartolina për festat dhe ndihmonin. Në shkurt, ata kishin festime,...