Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Tre shqiptarë arrestohen në Bolonjë për trafik droge, sekuestrohen 20 kg hashash dhe mbi 44 mijë euro
Policia italiane ka arrestuar tre shtetas shqiptarë në kuadër të një operacioni kundër trafikut të drogës në zonën e Funo di Argelato, në provincën e Bolonjës. Arrestimet u bënë pas një hetimi disa mujor që çoi në zbulimin e një baze të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe sekuestrimin e 20 kilogramëve hashash dhe 44,500 eurove në para të gatshme. Sipas mediave italiane, hetimet u përqendruan në një apartament që dyshohej se përdorej si qendër për magazinimin dhe shpërndarjen e drogës. Pasditen e 5 nëntorit, policia organizoi një operacion mbikëqyrjeje pranë banesës së dyshuar. Gjatë vëzhgimit, efektivët vunë re një 20-vjeçar shqiptar që doli nga godina dhe u takua me një 34-vjeçar, gjithashtu shqiptar, në një automjet në Via San Giobbe. Dy personat u panë duke...