Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Proces pa peshë”, Abilekaj ‘shpërthen’ ashpër: Rezultati ishte i paracaktuar
Analisti Enton Abilekaj ka folur lidhur me zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit në pesë bashki të vendit që u karakterizuan nga një indiferencë e përgjithshme e qytetarëve dhe pjesëmarrje e ulët. Ai thotë se rezultati ishte i paravendosur, teksa i cilësoi zgjedhjet si “pa peshë”, pasi nuk pritej të sillte asnjë ndryshim thelbësor në balancat politike. Sipas Abilekajt, fitorja e thellë e mazhorancës nuk ishte surprizë, por rezultat i një strategjie të qartë. Pjesëmarrja e ulët shpjegohet me një apati të theksuar të qytetarëve, të cilët nuk shihnin asnjë arsye për të votuar në një garë me fund të ditur. Në këto kushte, Abilekaj shtoi se mazhoranca arriti të siguronte fitoren duke mobilizuar kryesisht administratën publike, punonjësit e së cilës përbënin pjesën dërrmuese të...