Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
‘Në Shqipëri nuk ka të paprekshëm’, Spiropali: Nuk sulmojmë prokurorë e gjyqtarë
Ministrja Elisa Spiropali, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin për Europën dhe Punët e Jashtme, theksoi se mazhoranca nuk do të komentojë çështje konkrete në hetim dhe nuk do të sulmojë organet e drejtësisë. Spiropali u shpreh se “në Shqipëri nuk ka të paprekshëm”, duke e cilësuar këtë si dallimin kryesor mes qasjes së mazhorancës dhe “politikës së vjetër, që me akuza penale ndaj kundërshtarëve bën politikën e ditës.” Ajo shtoi se “secili mban përgjegjësi para ligjit, para vetes dhe para elektoratit.” “Për asnjë rast, nuk do na gjeni neve, dhe për asnjë arsye të sulmojmë prokurorë apo gjyaktës, të komentojmë mbi çështje të posaçme, apo mbi çështje të drejtësisë. Kjo është një gjë që na ka ndarë që kur kemi ndermarrë reformën në drejtësi,...