“Njerëzit e kanë humbur interesin për PD-në”, Kalaja ‘godet’ opozitën: Demokratët janë të rraskapitur nga humbjet

“Njerëzit e kanë humbur interesin për PD-në”, Kalaja ‘godet’ opozitën: Demokratët janë të rraskapitur nga humbjet

Ditën e djeshme në 5 bashki të vendit u zhvilluan vendoret e pjesshme, të gjithë të fituara nga Partia Socialiste, me një diferencë të madhe në vota nga kandidatët e pavarur, por me një numër të ulët votash për shkak të pjesëmarrjes së paktë të zgjedhësve në proces. Ish-kandidati i opozitës në zgjedhjet e 11 majit, Aulon Kalaja, i ftuar në një studio televizive, tha se në Shqipëri duhet të hapet debati për të kthyer me detyrim ushtrimin e votës. Kalaja u shpreh se Vlora, me një pjesëmarrje prej 12.5%, ka prodhuar vota sa për dy mandate deputeti, por jo për të legjitimuar një kryetar qyteti. “Kemi parasysh që nuk kishte interesa nga qytetarët. Qytetarët largohen nga politika. Kjo vjen se nuk kanë interes tek...