A do ketë bonus fundviti për pensionistët në 2026?/ Malaj: Do të varet nga rritja ekonomike e vendit

A do ketë bonus fundviti për pensionistët në 2026?/ Malaj: Do të varet nga rritja ekonomike e vendit

Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ekonomisë për projektbuxhetin e vitit 2026, deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, pyeti ministrin e Ekonomisë, Petrit Malaj, nëse pensionistët do të marrin bonus në fundvitin që vjen.  Malaj tha se diçka e tillë nuk parashikohet në projektbuxhetin për vitin e ardhshëm, por theksoi se përcaktuese për bonusin e dhjetorit 2026 do të jetë rritja ekonomike e vendit.  “Në varësi të rritjes ekonomike do të vendosim nëse do të japim bonus fundviti në vitin 2026. Në projektbuxhet nuk është parashikuar, por me akt normativ në varësi të rritjes ekonomike do japim bonusin”,- tha Malaj.