Federico Chiesa refuzon Italinë, Gattuso: Nuk është hera e parë që e bën

Federico Chiesa refuzon Italinë, Gattuso: Nuk është hera e parë që e bën

10 Nëntor 2025 17:33 Telesport Trajneri i Italisë, Gennaro Gattuso, në konferencën e fundit për shtyp gjatë ditës së sotme, zbuloi se Federico Chiesa ka vendosur përsëri të mos luajë për “Axurrët”, gjatë dy sfidave eliminatore të nëntorit. “Shpesh flas me të. Duhet të respektojmë vendimet dhe problemet që ka secili prej nesh. E dimë mirë se çfarë i themi njëri-tjetrit dhe unë duhet ta respektoj atë që më thotë lojtari. Duhet ta respektoj atë që më thotë lojtari. Nuk mund të them asgjë tjetër”, tha Gattuso. Ndërkohë, gazëtarët insistuan nëse vendimi vinte nga Gattuso apo nga vetë lojtari. Trajneri i Italisë pohoi se nuk ishte hera e parë që Chiesa refuzonte ftesën e Kombëtares. “Po, është tashmë hera e katërt ose e pestë që...