Sfida ndaj Moldavisë, Shqipëria U-21 zhvillon seancën e parë stërvitore

Sfida ndaj Moldavisë, Shqipëria U-21 zhvillon seancën e parë stërvitore

10 Nëntor 2025 17:44 Telesport Kombëtarja U-21 ka zhvilluar pasditen e sotme seancën e parë stërvitore në qendrën e Kombëtares moldave, në Vadul lui Vodă, në kuadër të ndeshjes miqësore që do të luhet të enjten ndaj Moldavisë U-21. Pjesa më e madhe e lojtarëve janë bashkuar me ekipin që të dielën, ndërsa mesditën e sotme në grumbullim mbërritën edhe Giulio Veliaj, Gjergji Kote, Besar Gudjufi, Rrok Toma, Elton Fikaj dhe Etnik Brruti. I fundit që do të mbërrijë në grumbullim është Elmedin Rama, i cili do të bashkohet sonte në mbrëmje me grupin. Nën urdhrat e trajnerit Alban Bushi dhe stafit teknik, Kombëtarja u stërvit për më shumë se një orë. Seanca e sotme u fokusua te përgatitja atletike dhe ushtrimet tekniko-taktike. Kombëtarja U-21...