Gjërat tani po lëvizin! Bayern kontakton agjentin e yllit të Premier League

Gjërat tani po lëvizin! Bayern kontakton agjentin e yllit të Premier League

10 Nëntor 2025 17:50 Telesport Ibrahima Konaté është emër konkret në merkaton e Bayern. Klubi bavarez e konsideron prioritet për verën e ardhshme, kur Dayot Upamecano (me siguri) do të largohet me parametra zero drejt Madridit. Në podkastin gjerman “Bayern-Insider”, moderuar nga gazetari Tobias Altschäffl, u raportua se rekordmenët e Bundesligës kanë kontaktuar që tani me agjentin e Konaté, Konrad Heß. Ashtu si Upamecano, edhe ylli i Liverpool është në fund të kontratës. Në verë ai mund të lëvizë me parametra zero. Ofertat për të nuk mungojnë. Interes kanë shfaqur edhe Real Madrid e PSG. Bayern e pëlqen francezin e “Të kuqve” sidomos sepse ai ka eksperiencë në kampionatin gjerman, duke qenë se më parë ka luajtur te Leipzig.