Dëshmia e Christopher Hill: UÇK-ja nuk ishte strukturë me organizim hierarkik, nuk drejtohej nga Thaçi

Dëshmia e Christopher Hill: UÇK-ja nuk ishte strukturë me organizim hierarkik, nuk drejtohej nga Thaçi

Ish-emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Christopher Hill, ka nisur dëshminë e tij në Gjykatën Speciale të Hagës. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, janë të pranishëm në sallën e gjyqit.  Avokati i Thaçit, Lluka Misetiç, pyeti Hillin se kur ishte përfshirë për herë të parë për zgjidhjen e tensioneve në Kosovë. Hill theksoi se “jam përfshirë për herë të parë në maj të vitit 1998”.  “Mora një telefonatë nga sekretarja e Shtetit e asaj kohe, Madeleine Albright, e cila më kërkoi që përveç detyrave të mia si ambasador amerikan në Maqedoni, të merrja përsipër edhe postin e të dërguarit të posaçëm në Kosovë”, tha ai.  I pyetur nga mbrojtja e Thaçit nëse Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte strukturë vertikale me organizim hierarkik, Hill tha “jo”.  Hill dëshmoi për takimin e tij të parë me Hashim Thaçin gjatë vitit 1998, duke e...