Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Shpërthim i fuqishëm në Indi, humbin jetën 8 persona, plagosen dhjetëra të tjerë
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pranë një prej monumenteve më të njohura të Delhit, afër fortesës historike Red Fort (Lal Quila) dhe stacionit të metrosë me të njëjtin emër. Sipas raportimeve të paktën tetë persona kanë humbur jetën dhe të paktën 11 janë plagosur, ndërsa autoritetet indiane janë ende duke verifikuar shifrat përfundimtare me spitalet e zonës. Policia e Delhit deklaroi se është duke hetuar për shkakun e shpërthimit, i cili mendohet se ka ndodhur në një makinë në zonën e dendur të Netaji Subhash Marg, në afërsi të Chandni Chowk. Zyrtarët e zjarrfikëses kanë konfirmuar se gjashtë automjete janë përfshirë nga flakët. Autoritetet kanë shpallur gjendje alarmi të lartë në Delhi dhe Mumbai.