Rama ndan pamjet nga ndërtimi i gjimnazit të ri në Laknas: Hapësirë për 800 nxënës

Rama ndan pamjet nga ndërtimi i gjimnazit të ri në Laknas: Hapësirë për 800 nxënës

Në Laknas është duke u ndërtuar një shkollë e re, e cila do të jetë në shërbim të 800 nxënësve. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook, teksa ka ndarë edhe pamjet nga ndërtimi i gjimnazit të ri “Sulejman Elezi”. “Në Laknas po ndërtohet nga e para gjimnazi modern “Sulejman Elezi” Një hapësirë e re për 800 nxënës, me: Klasa bashkëkohore Terrene sportive Hapësira të gjelbra Panele diellore për energji të pastër”, shkruan Rama./vizionplus.tv