Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Dy kontrollorë policie në Hanin e Hotit lejojnë kalimin e kamionit me drogë, pezullohen nga detyra
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra dy punonjës të pikës kufitare në Han të Hotit, pasi dyshohet se kanë lejuar kalimin e një kamioni me targa të Bosnjë-Hercegovinës, që transportonte 131.7 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar si marihuanë. Në pranga janë pezulluar Besmir Qershia, me detyrë ndihmës specialist/kontrollor në Pikën e Kalimit Kufitar “Hani i Hotit”, dhe Elvis Kuti, trupë shërbimi/kontrollor në vijën e dytë të të njëjtës pikë kufitare. Njoftimi i AMP-së Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër – Lezhë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, e cila ka caktuar masat e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar në nenet...