Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Zjarr, plehra dhe korrupsion/ Kriza e mbetjeve në Elbasan dhe inceneratori i fikur
Fusha e mbetjeve pranë inceneratorit të fikur u përfshi nga flakët për të disatën herë mesditën e 1 Korrikut të 2025. Mijëra banorë të zonës jetuan për më shumë se një javë nën panik, ndërsa flakët përparonin me shpejtësi. Pavarësisht ndërhyrjes, institucionet nuk kishin asnjë plan të qartë për mbrojtjen e qytetarëve. As Inspektoriati i Mjedisit, as Drejtoria Rajonale, dhe as Agjencia Kombëtare e Mjedisit nuk publikuan raport mbi ndotjen. Vetëm një javë pas zjarrit, Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, deklaroi se matjet treguan nivel të lartë dioksidi karboni vetëm brenda landfillit dhe jo në zonat e banuara. Por matjet e pavarura të organizatës COPLAN treguan se nivelet e NO₂, CO₂, metanit, komponimeve organike të paqëndrueshme (VOCs) dhe grimcave PM2.5/PM10 ishin shumëfish mbi normat e...