Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Bayern siguron “përforcimin” e parë për sezonin e ri, gati oferta 100 milionë euro
10 Nëntor 2025 17:05 Telesport Bayern Munich po shkëlqen këtë sezon dhe pas 16 fitoresh rresht, bavarezët janë ndalur fundjavën e fundit në barazim 2-2 ndaj Union Berlin. Kompany duket se ka krijuar një ekip të kompletuar, i aftë për të mundur këdo dhe për të fituar gjithë trofetë e mundshëm. Pavarësisht formës së mirë të treguar këtë sezon, Bayern Munich mendon edhe për merkaton. Te bavarezët ka një çështje që quhet “Dayot Upamecano”. Francezit i mbaron kontrata në fund të këtij sezoni dhe deri tani nuk është arritur marrëveshja mes palëve për rinovimin. Bavarezët nuk duan të humbin një lojtar të rëndësishëm si Upamecano, ndaj po përgatisin një ofertë që është e vështirë të refuzohet nga qendërmbrojtësi. Sacha Tavolieri raporton se Bayern është gati...