Katër humbje radhazi, tifozët e Tiranës/ Mjaft më me dështime

Katër humbje radhazi, tifozët e Tiranës/ Mjaft më me dështime

Në “Selman Stërmasi” nuk mungoi vetëm loja, por edhe atmosfera që tradicionalisht ka qenë arma më e fortë e Tiranës.tiranaTifozët bardheblu, të lodhur nga rezultatet, drejtimi dhe mënyra se si po menaxhohet klubi, këtë herë e bënë të qartë revoltën e tyre. Me rënien e skuadrës në vendin e fundit prej së premtes, me vetëm 6 pikë dhe katër humbje radhazi, durimi ka kaluar çdo kufi. Pas golit të dytë të Vorës, shpërtheu mllefi që prej kohësh ishte akumuluar në zemrat e tifozëve. Thirrjet kundër presidentit Refik Halili dhe drejtuesve të tjerë u dëgjuan qartë, të ashpra dhe të drejtpërdrejta. Ata akuzuan pronarët aktualë se e kanë çuar klubin drejt degradimit sportiv dhe organizativ, duke kërkuar hapur largimin e tyre dhe një fillim të ri...