Grekët “kursejnë” orizin, në dasma, do hidhet oriz i dëmtuar

Grekët “kursejnë” orizin, në dasma, do hidhet oriz i dëmtuar

Si në shumë vende të Mesdheut, edhe në Greqi, hedhja e orizit mbi të sapomartuarit pas ceremonisë është një zakon tradicional që simbolizon urimet për begatinë dhe pjellorinë. Por çdo vit, kjo traditë çon në humbje të mëdha. Fermerët grekë llogarisin se rreth 200-300 tonë oriz i ngrënshëm përfundojnë në tokë gjatë muajve të verës, kur zhvillohen shumica e rreth 53.000 dasmave në gjithë vendin. Pas thatësirave dhe ndryshimeve klimatike, por edhe si rezultat I konkurrencës së fortë nga importet me çmim të ulët prej vendeve aziatike , fermerët grekë gjetën një zgjidhje racionale dhe ekonomike: të shesin orizin e thyer për dasma, në vend që ta hedhin ose ta përdorin për ushqim kafshësh. “Ideja e përdorimit të orizit të thyer në dasma lindi sepse...