Pesë persona marrin peng për 5 mijë euro të riun në Tiranë, dy të arrestuar, 3 të tjerë në kërkim

Pesë persona marrin peng për 5 mijë euro të riun në Tiranë, dy të arrestuar, 3 të tjerë në kërkim

Momenti i arrestimit TIRANË- Dy persona janë arrestuar, ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi dyshohen se kanë rrëmbyer dhe dhunuar një 27-vjeçar, me qëllim përfitimin e një shume prej 5000 eurosh. Në pranga kanë rënë Lusjan Kimza dhe Asmireld Nimani, ndërsa në kërkim janë shpallur Klajdi Limani, Monika Marku dhe Suate Cenoaliaj. Nga hetimet rezulton se këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin e kanë mbajtur peng për disa orë në një apartament dhe e kanë dhunuar fizikisht. pSsi  derisa ai u ka dhënë shumën prej 5000 eurosh. Pasi 27-vjeçari u ka dhënë shumën prej 5000 eurosh, ata më pas kanë kanosur përsëri për t’u dhënë edhe një shumë tjetër. Në pranga ka rënë edhe babai njërit prej të arrestuarve, 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, e cila u sekuestrua së bashku me...