PD kërkoi përjashtimin e Taulant Ballës nga Parlamenti, Sekretariati i Etikës merr vendimin

PD kërkoi përjashtimin e Taulant Ballës nga Parlamenti, Sekretariati i Etikës merr vendimin

Sekretariati i Etikës në Kuvend ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për të përjashtuar nga Kuvendit Taulant Ballën. Në argument thuhet se që të zbatohet neni 65/ 1 për përjashtim duhet që të jenë dhënë masa të tjera nga kryetari i Kuvendit. Po ashtu socialistët argumentojnë se Taulant Balla ka kërkuar falje publike po në seancën plenare. Në kërkesën e firmosur nga drejtuesit e grupit opozitar, PD argumentoi se në seancën plenare të 6 nëntorit, kryetari i grupit parlamentar të PS-së ka përdorur “gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj deputetëve të opozitës”, në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit dhe etikën parlamentare. Sipas dokumentit, Balla, gjatë diskutimit për miratimin e kalendarit dhe programit të punës së Kuvendit, “ka përdorur shprehje si ‘lehni’, ‘rraca e këtyre’, ‘ta tregoj...